Press Online
RAJON

Marrëveshja Kosovë-Serbi/Ahmeti: Është koha që t’u jepet fund kontesteve

Pas marrëveshjes së mbrëmshme, Kosovë-Serbi, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.  Nëpërmes një shkrimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit. Sipas Ahmetit, është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare.

Statusi i plotë:

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjelltë. Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Europian!

Lajme të ngjashme

Rama nga Brukseli: Ndikimi rus është real

Press

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Press

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press

Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Press

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po përparon sërish

Press

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press