Press Online
RAJON

Marrëveshja për targa, Kurti: Nis rruga e bisedimeve intensive për normalizim të raporteve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se marrëveshja e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë për targat, i hap rrugë bisedimeve intensive për normalizimin e plotë të raporteve mes dy palëve.

Kurti, mes tjerash, thotë se e gjithë kjo do të bëhet në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani teksa e ka falënderuar ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, për mbështetjen, njofton Klankosova.tv.

“Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Dakordimi i djeshëm e hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe SHBA. Faleminderit Ambasadorit Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij” ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajme të ngjashme

Rama nga Brukseli: Ndikimi rus është real

Press

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Press

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press

Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Press

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po përparon sërish

Press

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press