Press Online
KULTURË

Mësimi nga malet shqiptare: Sado keq të jenë punët, ka gjithnjë edhe më keq!

Nga: Edith Durham
Përktheu: Piro Misha

Kreu i familjes flinte në një si shtëpi kukullash prej druri, e cila rrinte e varur në një prej trarëve të çatisë, duke u mbajtur nga poshtë me një hu. Në një varg me sëndukë mbanin teshat, ndërsa ushqimet i mbanin nëpër shporta që vareshin lart, për të mos i arritur minjtë apo macet. Të gjitha shtëpitë qenë shënjuar me shumë kryqe.

Kishën e kishin ndërtuar me ndihmën ruse. Djali që më shoqëronte, një katolik, shprehu mosmiratimin e tij ndaj tyre, duke më pëshpëritur: “Këta njerëz s’janë kristianë, janë vetëm grekë!”. Thashë se dhe shqiptarët e jugut kishin kisha si kjo. Ai mu përgjigj: “Ata s’janë shqiptarë, por toskë.”

U kthyem në Shkodër pa hasur ndonjë nga “armiqtë e gjakut”, por ndërkohë djaloshi që qe me mua kishte humbur një nga fishekët e marrë hua, për çka u detyrua të paguante tre groshë, gjë që e mërziti.

Atëherë, erdhi personi që unë prisja, quhej Marko. Në të ri kishte qenë shërbyesi i një korrespondenti lufte dhe kishte mjaft përvojë kur vinte puna për udhëtime në vende të vështira. Ai kishte miq në të gjitha fiset e krishtera. Dhe, në fakt, zgjuarsisë dhe shkathtësisë së tij unë ia dedikoj çfarëdo suksesi që kam arritur në udhëtimet e mia.

Durimi i tij i pashtershëm, siç bënte çmos që dhe unë të mos e humbisja durimin. “Duhet të kujtojmë,” më thoshte, “përrallën e ujkut dhe dhelprës. Ujku dhe dhelpra dëgjuan se po vinte mjeriu t’iu merrte mbretërinë e t’i vriste. Një ditë prej ditësh kur dolën bashkë në pyll, ujku shkeli në një çark e nisi të ulërinte. “Si është puna?”, e pyeti Dhelpra. “Oh, këmba! Oh, këmba!” ulërinte ai. “Vetëm kaq,” i tha atij dhelpra. “Kur bëke kaq shumë zhurmë për një këmbë, ç’do bësh nesër kur njeriu do vijë e do të godasë kokës me çomagë, deri sa të ngordhësh?”

Lajme të ngjashme

Tringa Avdiu, talentja e vogël që po mahnit me vizatimet e saj (FOTO+VIDEO)

Press

Publikohet libri më i ri “Publicistikë sociale” nga Ali Pajaziti

Press

Festivali “Teatri Kombëtar Moisiu” i ndan çmimin e karrierës të ndjerit Luran Ahmeti

Press

Tara e vogël, “mesazh” Marigonës: Sa bukur e kishe qëndisur Flamurin! (VIDEO)

Press

Kush ishte dhe si e nga kush u vra Isa Boletini?

Press

Biseda në jaht e Ismail Qemalit e Ferit Pashë Vlorës

Press