Press Online
TEKNOLOGJI

Meta dhe Twitter po shkurtojnë stafin, TikTok planifikon të shtojë punonjësit

Kompanitë e platformave sociale, Meta dhe Twitter, po shkurtojnë gjithnjë e më shumë vendet e punës. Por ndryshe nga to, TikTok po planifikon të shtojë stafin, me të paktën 4000 punonjës.

Në zyrat në Mountain View, Kaliforni, pritet të punësohen të paktën 1000 inxhinierë. Ky objektiv lidhet me qëllimin e kompanisë për të siguruar që të dhënat e përdoruesve amerikanë, të mbikëqyren nga një ekip me bazë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të lidhjeve të kompanisë mëmë, ByteDance, me Kinën.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, u pyet javën e kaluar në Forumin e Ekonomisë në Singapor, lidhur me pushimet nga puna që po bëjnë kompanitë e tjera. Ai konfirmoi se TikTok, jo vetëm që nuk kishte në plan të reduktonte personelin, por ishte ende duke rekrutuar punonjës të rinj.

Javët e fundit, Meta tha se po shkurtonte 11.000 vende pune në të gjithë kompaninë. Twitter me pronarin e ri Elon Musk, largoi rreth gjysmën e stafit të tij, ndërsa Amazon konfirmoi se kishte filluar me pushimet nga puna. Drejtuesit aktualë dhe ish-udhëheqësit e këtyre kompanive janë shprehur se ato u zgjeruan shumë shpejt, veçanërisht gjatë pandemisë pasi konsumatorët e zhvendosën jetën e tyre në internet, por tani gjithçka po ndryshon./A2CNN

Lajme të ngjashme

Kujdes: Po vidhen me të madhe kartelat bankare nga hakerët

Press

Mund të përdorni telefonin tuaj në avion, KE miraton përdorimin e 5G në fluturim

Press

110 vjet shtet, Google uron shqiptarët për Pavarësinë

Press

Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Press

Musk planifikon ndryshimin e radhës në Twitter, çfarë do të ndodhë me postimet

Press

Parashikimi i kompanisë: Shitjet e iPhone 14 do të ulen për shkak të kufizimeve nga Covid

Press