Press Online
MAQEDONI

Nga 1 dhjetori, energji elektrike të subvencionuar do të marrin 233 shkolla fillore dhe të mesme

Prej ditës së djeshme, kur mbaroi afati, pët furnizim të subvencionuar me energji elektrike me çmim preferencial nga 1 dhjetori janë paraqitur 233 shkolla fillore dhe të mesme nga të gjitha qytetet prej gjithsej 474 në territorin e shtetit, 50 ndërmarrje publike nga fusha e furnizimit me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza nga gjithsej 70-të, si dhe 235 subjekte, persona fizik dhe juridik, nga fusha e sektorit ushqimor.

Sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industria e mishit dhe shpendëve do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV Shitjes” me çmim prej 80 euro për megavat orë, për shkollat ​​fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat orë, po aq sa për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe kullimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione pompimi dhe pastrimi.

“Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV përmes EMV shitjes do të fillojë nga data 1 dhjetor me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar. Subjektet që deri dje nuk kanë dorëzuar dokumente të plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri. Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive.

Lajme të ngjashme

Pendarovski: Pas përfundimit të luftës në Ukrainë dua të shoh nëse Ballkani Perëndimor do jetë në fokusin e BE-së

Press

Besimi: Materialet dhe dëshmitë do ta vërtetojnë pafajësinë time

Press

Grubi – Wahl: Nevojitet front i përbashkët i të gjithë aktorëve politik për ndryshimet kushtetuese

Press

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Press

Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve

Press