Press Online
KURIOZITETE

Njihuni me mësuesin më të pazakontë që keni parë ndonjëherë

Një 37 vjeçar, i cili quhet Sylvain Helaine, ka shpenzuar 57.000 Paund përgjatë viteve për të realizuar tatuazhe dhe modifikuar trupin e tij.

Sylvain është nga Parisi, gjatë ditës ai u jep mësim fëmijëve të ciklit fillor, si edhe punon si model, performues dhe komedian. Ai është thuajse 100% i mbuluar me bojë, përfshirë gjuhën, pëllëmbët e duarve, mishrat e dhëmbëve e madje edhe kokërdhokët e syve.

I riu ka treguar se familja e ka mbështetur gjithmonë, teksa ka shtuar se tashmë pamja e tij është diçka që i ka ardhur në ndihmë për të kuptuar nëse njerëzit e duan apo jo.

“Babai dhe motra ime më kanë mbështetur gjithnjë. Mamaja ime e kishte të vështirë në fillim, por ajo e kupton që është një punë dhe e pranon. Pamja ime më ndihmon në rutinën e ditës sepse është si një filtër natyral, njerëzit më duan ose më urrejnë. Nuk ka të mesme. Është e dobishme”, ka thënë ai.

Megjithatë përjetimi i tij nuk funksionon njësoj me femrat. Kur ato shohin tatuazhet e tij, e përfytyrojnë menjëherë si një njeri “të dhunshëm, të rrezikshëm dhe kriminel”, thotë Sylvain, i cili thekson se nuk ka asnjë pendesë për gjilpërat që kanë depërtuar në trupin e tij./Gazeta Express

Lajme të ngjashme

Gafa e mësueses: Fjalën HAHET që nxënësi e ka shkruar drejt, ia heq shkronjën H, e bën HAET

Press

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

Press

Fshati ku s’ka gjoba parkimi dhe i tëri mund të merret me qira

Press

5 ndryshime mes grave dhe burrave që duken të çuditshme, por e kanë një shpjegim

Press

Quhet Tulipa Albanica, tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri

Press

Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet

Press