Press Online
MAQEDONI

Prej 1 dhjetorit do të duhet të ulen çmimet e prodhimeve ushqimore bazë

Dihet se çfarë vendime do të sillen në Qeveri nëse prej 1 dhjetorit nuk ka ulje të çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë në pajtim me komponentin apo, ndërkaq, inputin e energjisë elektrike, porosisin përgjegjësit në pushtet.

“Për ata të cilët nuk do të përdorin çmim të autorizuar të rrymës do të pasojnë masa të tjera të cilat do të sillen në rast se nuk i ulin çmimet. Në pajtim me Ligjin për tregti mund të sjellim masa në kohë të krizës për ngrirje të çmimeve, caktim të marzheve dhe ngjashëm. I kemi listat dhe Inspektorati shtetëror i tregut do të kryejë kontrolle adekuate”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në përgjigje të pyetjeve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri dhe shtoi se tashmë ka trend të uljes së çmimeve të disa prodhimeve të caktuara.

Prej 1 dhjetorit, siç tha, të gjitha kompanitë të cilët mundën ta shfrytëzojnë masën për furnizim të subvencionuar me energji elektrike me çmim prej 80 eurove për megavat orë do të duhet t’i ulin çmimet e prodhimeve.

“Bëhet fjalë për rreth 1.000 kompani prej të cilave rreth 600 janë furra të vogla ndërsa vetëm 180 janë prodhues të mëdhenj”, tha Bekteshi.

Vlerësoi se interesi më i vogël nga i planifikuari për subjektet e sektorit ushqimor ndoshta i referohet asaj që një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë lidhur kontrata për furnizim me energji elektrike. Nga të planifikuarat, rreth 1.000 subjekte, vetëm 235 deri dje kanë parashtruar kërkesë në SHA EEM për furnizim të subvencionuar me energji elektrike sipas çmimit të autorizuar prej 80 eurove për megavat orë prej 1 dhjetorit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërkaq, porositi se masat për energji elektrike të subvencionuar për kompani të cilat prodhojnë prodhime ushqimore bazë janë bërë me qëllim që së paku për 10 për qind të ulen çmimet e prodhimeve të tilla.

“Çmimi i energjisë elektrike subvencionohet edhe për shkollat fillore dhe të mesme në mënyrë që të sigurohet funksionim i papengueshëm i procesit arsimor, sepse nuk guxon të lejohet fëmijët sërish të rrinë në shtëpi. Subvencionohet edhe për institucionet shëndetësore në mënyrë që të kenë furnizim të papengueshëm me energji elektrike dhe për ndërmarrjet e furnizimit me ujë të cilat punojnë me pompa dhe stacione filtruese për ujërat urbane në mënyrë që qytetarët të mos mbeten pa shërbimet e tyre”, tha Kovaçevski.

Ai u tha autoriteteve lokale se masat nuk janë për mbarësi, as administratë shtetërore, e as për administratë komunale.

“Në kohë të krizës nuk financohet mbarësia dhe begatia, por solidariteti. Këto masa nuk janë që dikush në kohë të krizës të kënaqet në mbarësi, ndërsa dikush tjetër të mos mund t’ia dalë në fund. Këto masa nuk janë që dikush të ulet në zyre, të ziejë kafe, të mbajë takime dhe lexojë gazeta. Ato masa janë për qytetarët. prandaj për ndërmarrjet komunale për furnizim me ujë dhe shkollat fillore dhe të mesme autoritetet lokale të parashtrojnë kërkesë në mënyrë që të sigurohet tërë ajo që nevojitet për të mirën e fëmijëve dhe qytetarëve”, potencoi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Pendarovski: Pas përfundimit të luftës në Ukrainë dua të shoh nëse Ballkani Perëndimor do jetë në fokusin e BE-së

Press

Besimi: Materialet dhe dëshmitë do ta vërtetojnë pafajësinë time

Press

Grubi – Wahl: Nevojitet front i përbashkët i të gjithë aktorëve politik për ndryshimet kushtetuese

Press

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Press

Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve

Press