Press Online
RAJON

PSD e gjuan me qershi Kurtin për shkak të marrëveshjes për targat

Partia Socialdemokrate po e zhvillon një aksion simbolik para ndërtesës së qeverisë tek “Rilindja”. Aktivistët e PSD-së kanë gjuajtur me qershi para objektit. Ky aktivitet vjen pas arritjes së marrëveshjes për targat që u bë mbrëmë.

Në komunikatën e kësaj partie thuhet se datat e afatet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka përdorur për ta ushqyer imazhin prej rezistenti.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Lajme të ngjashme

Rama nga Brukseli: Ndikimi rus është real

Press

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Press

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press

Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Press

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po përparon sërish

Press

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press