Press Online
SHËNDETI

Studim: Gjatë dimrit njerëzit kanë më shumë gjasa të pësojnë atak fatal në zemër

Shumë viruse qarkullojnë gjatë stinës së dimrit, duke përfshirë këtu edhe ftohjen e zakonshme. Por, a e dini se stina e dimrit mund të rrisë gjasat për të pasur një atak fatal në zemër?

Një studim gjerman, i botuar në vitin 2013 zbuloi për herë të parë se më shumë raste të sulmeve në zemër ndodhën në mbarë botën me uljen e temperaturave, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Heart Research UK  shpjegoi se kjo ndodh sepse kur temperatura bie, zemra duhet të punojë më shumë për t’ju mbajtur ngrohtë, gjë që rrit rrahjet e zemrës suaj.

“Derisa ky është një proces natyral, mund të jetë shkak për shqetësim tek ata që janë më të ndjeshëm, ata që janë mbipeshë dhe ata që jetojnë në mënyrë jo shumë të shëndetshme”, thanë ekspertët.

Ekspertët thonë se për të zvogëluar ndikimin e motit të ftohtë, përpiquni që temperaturën e shtëpisë ta keni deri në18 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Mjafton vetëm 6 kokrra nga ky frut për 6 ditë, për të zhdukur kilogramët e tepërt

Press

4 ushqimet ideale nëse keni probleme me aneminë

Press

Nga kokoshkat tek çokollata, këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë

Press

Disa arsye pse duhet të pini ujë të ngrohtë

Press

Çfarë ndodh me trupin kur konsumojmë banane të pjekura shumë

Press

Mësoni se çfarë ndodh me trupin tuaj kur hiqni dorë nga buka

Press