Press Online
GLOBI

Zelenski kërkoi nga KS i KB-së ta dënojë Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski mbrëmë i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së të ndërmarrë aksion kundër Rusisë për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës civile, që sërish i la qytetet ukrainase pa rrymë dhe ujë në kushte të të ftohtit të madh.

Rusia i sulmon qytetet në mbarë Ukrainën me kakonadë raketash, duke vrarë me atë rast dhjetëra njerëz dhe duke i detyruar autoritetet t’i mbyllin centralet bërthamore dhe ta ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe ujë në shumë vende.

“Vetëm mbrëmë, brenda një dite, u goditëm nga 70 raketa. Kjo është formula ruse për terror. Edhe infrastruktura energjetike, spitalet, rrugët, transporti, lagjet, gjithçka është cak i tyre”, tha Zelenski në video-fjalimin drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ukraina pret nga bota reagim shumë të ashpër për këto sulme ajrore, shtoi ai. Këshilli i Sigurimit me siguri nuk do të ndërmarrë asgjë, sepse Rusia është anëtare e tij me të drejtë vetoje.

Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzja, u ankua se video fjalimi i Zelenskit nuk është në pajtim me rregullat e Këshillit dhe i hodhi poshtë “kërcënimet dhe ultimatumet e pamenduara” nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë.

Nebenzja pohon se dëmi i infrastrukturës është shkaktuar nga raketat kundërajrore ukrainase drejt raketave ruse dhe i bëri thirrje Perëndimit ta ndalojë armatimin e Kievit me sisteme kundër ajrore.

Kievi, gjatë ditës s. djeshme ishte një nga caqet e sulmeve ruse. “Sot kishim të goditura tre ndërtesa. për fat të keq, nga sulmet jetën e humbën dhjetë persona”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Denis Monastirski. I tërë rajoni i Kievit, në të cilin jetojnë tre milionë njerëz, ka mbetur pa rrymë dhe ujë, deklaroi guvernatori.

Lajme të ngjashme

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press

“Kush mbjell erë, korr stuhi”, Turqia kërcënon Greqinë

Press

Sholz: S’ka asgjë më keq se t’u japësh miliona njerëzve shpresa të rrejshme, Ballkani të hyjë në BE

Press

Blinken thotë se Putin nuk ka treguar asnjë shenjë se është i interesuar për bisedime

Press

Gjermania miraton Ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare – lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

Press

Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Press