Press Online
RAJON

Zvicra zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë

Qeveria zvicerane ka vendosur që t’ua zgjasë mandatin ushtarëve të saj si pjesë e KFOR-it në Kosovë edhe për tre vjet. Qeveria la mundësinë që gjatë mandatit të mund të rrisë numrin e ushtarëve për maksimum 30 ushtarë shtesë, në mënyrë që ushtria t’i përgjigjet sfidave shtesë të KFOR-it.

Vendimi i qeverisë, duke qenë se bëhet fjalë për pjesëmarrjen e armatosur në mision dhe meqenëse zgjat më shumë se tre javë dhe përfshin më shumë se 100 pjesëtarë të ushtrisë, duhet të miratohet nga kuvendi.

Ushtria zvicerane ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë që nga tetori i vitit 1999. Deri më tani, numri maksimal i pjesëtarëve të ushtrisë zvicerane ishte 195.

Në njoftimin e qeverisë theksohet se gjendja aktuale në Kosovë është e qëndrueshme, por e brishtë, prandaj misioni i KFOR-it duhet të vazhdojë deri në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Përveç kësaj, thuhet në njoftim, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka rritur rreziqet e sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Sipas vendimit të qeverisë, mandati për pjesëmarrjen e ushtrisë zvicerane në KFOR duhet të vazhdohet deri më 31 dhjetor 2026. Në verën e vitit 2020, Kuvendi e zgjati mandatin deri më 31 dhjetor 2023.

Lajme të ngjashme

Rama nga Brukseli: Ndikimi rus është real

Press

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Press

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press

Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Press

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po përparon sërish

Press

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press