Të gjithë njerëzit kanë sekrete ose gjëra që duan t’i mbajnë për vete. Mund të jetë diçka e thjeshtë si një blerje e re ose diçka më serioze si divorci. Nëse dëshironi që dikush t’jua hapë zemrën, ka disa hapa që mund të ndiqni.
Filloni bisedën pa kërkuar që bashkëbiseduesi juaj të hapet me ju
Pyeti diçka të përgjithshme, pa u shtyrë. Lëreni tjetrin të flasë vetë pa e ndërprerë dhe bëjini të ndihen rehat. Për shembull, nëse jeni në një takim dhe dëshironi të dini pse lidhja e mëparshme e partnerit përfundoi, nuk do ta pyesni menjëherë këtë.
Do të bëni disa pyetje më të përgjithshme. Në fund të fundit, askush nuk i hapet dikujt tjetër nëse nuk ndihet rehat, apo jo? Lëreni tjetrin të relaksohet, pa e ndërprerë duke treguar histori të ngjashme tuajat dhe kështu do të arrini ta ‘zhbllokoni’.
Tregoni dhembshuri dhe përgjegjësi
Tregoni gjithmonë mirëkuptim dhe dhembshuri. Kur flisni ballë për ballë me një person, shikojeni në sy. Nëse jeni në telefon, bëni të qartë se po i kushtoni vëmendje dhe po dëgjoni personin tjetër. Të flasësh për çështje personale dhe të ndjeshme është e vështirë.
Jini të durueshëm
I jepni personit tjetër hapësirë dhe kohë që të shprehet, të ndihet rehat dhe të arrijë t’jua hapë zemrën. Nëse nxitoni dhe bëni vazhdimisht pyetje, ju jepni përshtypjen se nuk jeni vërtet të interesuar për personin tjetër dhe problemin e tij dhe thjesht dëshironi të… thashetheme. Tregoni respekt dhe mbi të gjitha konfidencialitet. Nëse ua zbuloni të tjerëve atë që keni mësuar, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për njerëzit që t’ju ‘hapen’./Gazeta Express