Press Online
PRESS+

Zona e Steblevës në Librazhd, atraksion turistik në çdo stinë

Zona e Steblevës në Librazhd, si pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe atraksion turistik në çdo stinë.

Kjo zonë, gjatë këtyre ditëve marsi, është mbuluar nga dëbora ku vizitorë të shumtë e kanë zgjedhur atë si destinacionin e fundjavës.

Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore etj.

Në këtë park turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone./ atsh / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

NASA kap fenomenin diellor, “tornado” 14 herë më e madhe se Toka

Press

“Nuk e di se si mbijetova”: Ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas

Press

Ky vend miraton projektligjin që dënon homoseksualët me vdekje

Press

FBI jep 20,000 dollarë shpërblim për gjetjen e stërgjyshes së rrëmbyer në Meksikë

Press

Romani i Remark i tregoi botës se pas 93 vitesh mund të bësh historinë në Oscar

Press

Ekspertët tregojnë tri gjëra që shumë njerëz nuk i dinë për depresionin

Press