Press Online
LIFESTYLE

Pse foshnja duhet të flejë me nënën?

Studime të shumta kanë treguar se zemra e foshnjës është shumë më e stresuar nëse fëmija duhet të flejë vetëm. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë që nënat të flenë në të njëjtin shtrat ose të paktën në të njëjtën dhomë me fëmijën deri në vitin e tretë të lindjes së tij.

Ekspertët pohojnë gjithashtu se foshnjat që bien në gjumë në gjoksin e nënës së tyre flenë më mirë se ata që flenë në djep apo krevat fëmijësh. Ky hulumtim është kryer në Universitetin e Cape Town në Afrikën e Jugut dhe tregon se nëse flenë të ndarë, nëna dhe fëmija e kanë më të vështirë lidhjen.

Është interesante që studiuesit theksojnë se gjumi i ndarë nga nënat ndikon në zhvillimin e trurit të foshnjave dhe mund të reflektohet në formën e problemeve të sjelljes më vonë në jetë. Megjithatë, shkencëtarët rekomandojnë që foshnja të flejë në gjoksin e nënës vetëm kur ajo është zgjuar, ndërsa pjesën tjetër të flejë në krevat fëmijësh ose djep, në mënyrë që nëna të mos e lëndojë aksidentalisht gjatë gjumit.

Lajme të ngjashme

Greqia do t’i ndalojë ndërtimet pa leje në ishullin e famshëm, Mykonos

Press

Ky vend miraton projektligjin që dënon homoseksualët me vdekje

Press

Sa ka ndikuar Covid-19 në lumturinë njerëzore?

Press

Skandali me yllin pornografik, mediat britanike publikojnë detajet, si u kris martesa e Trump me Melanian

Press

Edhe tri ditë muaji i shenjtë i Ramazanit, kjo është vaktia për këtë vit

Press

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Press