Press Online
GLOBI

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, më 11 qershor

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend do të mbahen më 11 qershor. “Duke zbatuar nenin 92, paragrafin 5, mora vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për 11 qershor”, tha Gjukanoviqi në një konferencë për media, raporton transmetuesi publik i Malit të Zi, shkruan Klankosova.tv.

Presidenti malazez tha se i është përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës. “Thirrjes për konsultime nuk iu përgjigjën liderët që pretendonin se kishin shumicën e nevojshme. Prandaj edhe sot, sikur edhe atëherë, jam i bindur se zgjidhja më e mirë është shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se si president ka kërkuar mendim edhe nga Komisioni i Venecias. “Dihet se përfundoi përpjekja e Miodrag Lekiqit për të formuar qeverinë, e cila vërtetoi se nuk ka pasur shumicë dhe nuk e ka as sot”, tha presidenti malazez. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviqi nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Këtë vendim ai e mori pasi shumica parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar. Kjo, sipas REL-it, ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviqit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviqit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars. Gjukanoviq është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë. /Klankosova

Lajme të ngjashme

Nuk tërhiqet Erdogan, kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit

Press

Greqia do t’i ndalojë ndërtimet pa leje në ishullin e famshëm, Mykonos

Press

“Nuk e di se si mbijetova”: Ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas

Press

Ky vend miraton projektligjin që dënon homoseksualët me vdekje

Press

Sektori bankar po stabilizohet, bursat europiane shënojnë rritje për të dytën ditë radhazi

PRESSonline.mk

Koreja e Veriut thotë se simuloi një kundërsulm bërthamor

Press