Press Online
AKTUALEMAQEDONIRAJON

Borrell: Kemi marrëveshje

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.

Pas takimit në Ohër, ai ka thënë se dy shtetet janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat dhe se do t’i implementojnë të gjithat.

Ai ka përmendur edhe nenin 7 të shumëpërfolur për çështjen e “Vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Neni 7 është diskutuar në opinionin kosovar si neni që lejon krijimin e Asociacionit në Kosovë. Ai ka thënë se marrëveshja dhe aneksi Kosovë-Serbi “konsiderohen të pranuara në bazë të deklaratës sime”.

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit mbrëmjen e së premtes, për të filluar qysh sot në mëngjes takimet në Ohër.

Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.

Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajcak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.

Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.

Lajme të ngjashme

Borrell dhe Escobar i japin fund lojës së Vuçiqit: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrimin e tij

Press

Edi Rama kërkon sqarime nga OKB: Pse Beogradi-Prishtina e jo Kosova-Serbia?

Press

Grubi: Punojmë që VMRO të votojë për ndryshimet kushtetuese

Press

“Nuk ka Qeveri pa shqiptarët, VMRO-DPMNE-ja e humbi partnerin e vetëm, ASH-në”, tha Osmani

Press

Moti sot

Press

Schinas: Koha për hapjen e klasterëve, të realizohen ndryshimet kushtetuese

Press