Press Online
AKTUALEMAQEDONIRAJON

Kurti: Nuk hezitoj, as nuk ik, i gatshëm të nënshkruaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ashtu si më 27 shkurt, edhe sot në Ohër, Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se ka pasur pajtim publik mes palëve. Ai e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.

“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë Kurti.

“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Natyrisht që ka edhe shumë gjëra të tjera aty. Por sot mund të themi se e kemi edhe aneksin e zbatimit”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se shtetet do të merren edhe me çështjen e së kaluarës duke e cilësuar si urgjente në të çështjen e të pagjeturve.

Ai ka komentuar edhe çështjen e nenit 7, që sipas ndërmjetësit Josep Borrell do të nisë së implementuari menjëherë. Ky nen flet për “vetëmenaxhim të komunitetit serb”.

“Në këtë aspekt ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit joshumicë serb dhe natyrisht që do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim, duke mos harruar që propozimi i Ahtisaarit u ka krijuar hapësirë e mundësi tejet të mëdha që t’i gëzojnë të drejtat e t’i plotësojnë nevojat e tyre”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Dy vjet qeverisje, Kurti: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri (VIDEO)

Press

Këto rrugë janë të mbyllura për qarkullim – LAMM me informacione të rëndësishme për drejtuesit e mjeteve

PRESSonline.mk

RMV, gratë durojnë dhimbje të forta duke menduar se kanë menstruacione pa e ditur se kanë endometriozë

Press

Shkollat ​​e mesme me profesione shëndetësore nuk do të regjistrojnë më nxënës të çrregullt

Press

Qeveriae Kosovës planifikon që magjistralja Prishtinë-Mitrovicë të përfundojë për 25 muaj

Press

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

Press