Press Online
RAJON

Negociatat Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut,  mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim. Ndaj ai shpreson që kjo të mos jetë sipas tij, një tjetër mashtrim ballkanik.

Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit🇦🇱🇷🇸, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Borrell dhe Escobar i japin fund lojës së Vuçiqit: Marrëveshja për Kosovën është e detyrueshme edhe pa nënshkrimin e tij

Press

Edi Rama kërkon sqarime nga OKB: Pse Beogradi-Prishtina e jo Kosova-Serbia?

Press

Rama, vizitë në Greqi/ Takime me krerët e vendit, fton biznesin të shtojë investimet

PRESSonline.mk

Vuçiq: Të gjitha pikat e marrëveshjes me Kosovën do t’i zbatojë, përveç anëtarësimit në OKB

Press

Serwer: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe

Press

Ish-presidenti i Kroacisë: Kosova të shohë modelin kroat për minoritete

Press